Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl tashmë kanë një fole të re për dashurinë e tyre. Çifti i ri, që jeton mes Europës dhe Amerikës, sapo kanë bërë një blerje luksoze në Michigan, SHBA, ku edhe janë njohur për herë të parë.
Jakub ka jetuar dhe punuar atje për 10 vite, ndërsa Afërdita ka një pjesë të dashur të familjes ende në Detroit: nëna dhe vëllai i saj, jetojnë aty. Fotoja e modeles dhe këngëtares me çelësat e shtëpisë së re në duar, bëri dje xhiron e mediave online, por “RevistaWho.Com”, ka mundur të sigurojë sot fotot ekskluzive nga shtëpia e tyre.
Siç duket qartë edhe në këto foto, hapësira e re, që do të kthehet në shtëpinë e çiftit vetëm në pak muaj të vitit, është goxha e bollshme, me një stil shumë të veçantë, në të cilën dominon e bardha dhe ngjyrat e tokës.
Një shtëpi plot dritë, me hapësirë të brendshme dhe të jashtme, që me siguri do të bëhet shumë e zhurmshme kur Afërdita dhe Jakub të bëhen prindër.
Çifti në qershor të këtij viti festojnë 1-vjetorin e martesës.





