Këngëtarja e njohur nga Durrësi Zaimina Vasjari së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë e një vajze.
Edhe pse pak ditë e ndajnë nga data e lindjes, Zaimina duket si gjithnjë shumë në formë, mjaft tërheqëse dhe sexy.
Ish-missi durrsak nuk ka nguruar të tregojë trupin e saj të rrumbullakosur. Ndërsa jemi mësuar ta shikojmë gjatë gjithë kohës së pritjes së ëmbël duke bërë modelen, këtë herë Zai ka zgjedhur të realizojë disa foto në shtëpinë e saj.
Ajo ka treguar vetëm pak nga kuzhina, ku duket se mbizotëron luksi. Para disa javësh këngëtarja ka zbuluar gjininë dhe emrin e vajzës së saj Khloe.





