Dalin pamjet e operacionit të përbashkët me Mossos d’Esquadra dhe autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, ku u arrestuan në total 107 persona dhe u godit një rrjet kriminal transnacional me origjinë shqiptare.

Mësohet se janë 60 shtetas shqiptarë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Në pamjet e publikuara shfaqen të ashtuquajtura “shtëpi bari” të ngritura në një kompleks industrial, ku edhe thahej dhe kultivohej bima narkotike.

Po ashtu në video transmetohen momentet kur policia hyn në godinat dhe arreston personat që shfaqen të ulur në karrige.

Në këtë operacion morën pjesë Polica Shqiptare, Spanjolle dhe Gjermane dhe u arrestuan 107 persona.

Gjatë këtij megaoperacionit u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68760 euro etj.