Mihrie Braha dhe Naim Abazi, çifti i artistëve, janë të njohur jo vetëm për karrierën e tyre por dhe për lidhjen e dashurisë dhe mënyrën e jetesës.
Vitet ua kanë shtuar dashurinë për njëri-tjetrin, por edhe përkushtimi në të njëjtin profesion i ka mbajtur gjithmonë pranë vetes.
Energjinë, humorin dhe sportivitetin që i karakterizon e kanë treguar edhe në studion e Rudinës në Tv Klan, nga ku kanë rrëfyer disa prej ngjarjeve më të bukura në vite, interesin e madh të publikut, si dhe më shumë detaje nga jeta private.
“Një personazh publik prezantohet vet se ҫfarë do të bëjë. Ka nga ata që kanë qenë të hapur, ka të tjerë që janë më të rezervuar dhe si rrjedhojë më të sulmuar. Bota e portaleve dhe rrjeteve sociale është shumë e përhapur. Ne kemi zgjedhur modelin të jemi të hapur me publikun, edhe sepse vijmë nga bota e gazetarisë”, shprehet Abazi teksa flet dhe për jetesën e tyre.
Gjatë emisionit u paraqitën disa nga pamjet e shtëpisë së tyre në Prishtinë që ngjajnë me të vërtet mahnitëse, sistemim, gjelbërim, lule dhe shumë klas.