Ndonëse jemi në pranverë dhe plazhi për disa ka nisur prej kohësh, moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin këto ditë ka bërë që në Shkodër të ndodhë një fenomen i rrallë.
Qyteti i bukur i veriut është zgjuar këtë mëngjes i përfshirë nga breshëri, pavarësisht se po shkojmë drejt stinës së nxehtë të verës.
Siç duket edhe nga fotot që “DurrësLajm” publikon, breshëri ka mbuluar rrugët e Shkodrës.
Më herët, MeteoAlb parashikoi se për ditën e sotme masat ajrore më origjinë veriperëndimore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë.
Për pasojë deri në mesditë moti mbetet me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.





