Nëntë persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit, pas një ngjarjeje të ndodhur në mesnatë në Shijak, ku u qëllua me breshëri arme mjeti i një banori të zonës.

Mbrëmë rreth mesnatës, në fshatin Koxhas të Shijakut, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, me targa AA 303 CK, i parkuar para banesës së shtetasit K.O., bën të ditur policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur disa gëzhoja.

Policia thotë se janë shoqëruar 9 persona si të dyshuar për ngjarjen dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.