Policia e Elbasanit bënë me dije se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në afërsi të një punishteje, e cila ndodhet në lagjen “Shënkoll” Elbasan ka pasur të shtëna armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.
Me të shkuar në vendin e ngjarjes, policia thotë se ka konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije dy vëllezërit G.B, 60 vjeç dhe A.B, 49 vjeç banues në Elbasan, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.
Ata janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat, por gjatë tentativës për t'i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brenda punishtes.
Policia thotë se grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.





