Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë është bilanci pas të shtënave me armë në lagjen Glifada të Athinës paraditen e kësaj të hëne.
Jashtë ambienteve të një supermarketi ka pasur breshëri të shtënash automatiku. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka pasur përplasje të armatosur për larje pazaresh.
Nga informacionet e para, policia ka ndaluar dy persona me shtetësi turke që dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen, ndërsa viktimat dyshohet se janë shtetas kurdë.