Një banesë është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjes. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me plumba kallashnikovi drejt banesës së Arjan Aliços.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur shkaqet.
Aktualisht Aliço ndodhet në burg i dënuar për vrasje. Dhe ka dyshime se ngjarja është më shumë një paralajmërim. Arjan Aliço, 55 vjeç, njihet si pjesëtar i bandës së Lushnjës.





