Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Astirit.

Një makinë tip “Audi” është sulmuar me armë zjarri ndërkohë që ishte në semafor.

Brenda makinës ndodheshin dy persona, të cilët kanë humbur jetën.

Zona e mbipopulluar është mbushur me autoambulanca, ndërkohë policia është në kërkim të autorëve, për të cilët ende nuk ka asnjë detaj.