Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është shënuar rreth orës 14:35 në një lokal përgjatë autostradës Elbasan-ish-Metalurgji.

BalkanWeb raporton se si pasojë e plumbave janë plagosur 3 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Sakaq, uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, dhe kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie përreth lokalit.

Policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes së trefishtë.