Të tjera detaje mësohen nga policia për të shtënat me kallashnikov në qytetin e Shijakut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Nga burimet zyrtare bëhet me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I.B., 27 vjeç, autori i ngjarjes.
"Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.", njofton policia.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka patur asnjë person të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbatja pa leje".





