Një makinë e parkuar është qëlluar me breshëri kallashnikovi gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Zhupan të Fierit.

Mësohet se mjeti ishte i parkuar pranë një karburanti dhe është qëlluar me 9 plumba.

Dyshohet se mjeti ka qenë për shitje, ndërsa nuk dihet ende pronari.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit për identifikimin e autorëve.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia vijon hetimet.