Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në rrugën Tranballkanike në qytetin e Vlorës paraditen e sotme.
Dy të plagosurit udhëtonin me një automjet tip “Mercedes-Benz C Class” me targa VL 6368 C (makina që shikoni në foto). Automjeti i tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ishte në lëvizje, nga persona ende të paidentifikuar.
Të plagosurit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa burimet thonë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore.
Uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit për identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë.





