Persona të identifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti, orët e para të së hënës në Kamëz.

Sipas policisë rreth orës 01:20, në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër  – Haxhë”.

Persona të paidentifikuar, sipas autoriteteve, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri në mjetin e parkuar tip “Audi”, në pronësi të M.C.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur dëmtime në njerëz, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

Policia e Tiranës sqaron se aktualisht, grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.