Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazetares investigative Klodiana Lala.
Ajo ka shprehur angazhimin për të vënë në dispozicion gjithë strukturat për zbardhjen e ngjarjes.
Reagimi i plotë:
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht.
Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.
Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.
Zonja Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës.





