Edhe pse jemi në pranverë, moti nuk ngjan të jetë për këtë stinë.
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin që prej fillimit të kësaj jave.
Ndërkohë sot pasdite në Tiranë s’ka munguar as breshëri. Për disa minuta rrugët e kryeqytetit janë zbardhur nga kokrrat e breshërit, aq sa të krijohej ideja sikur kishte rënë borë.
Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje pritet të zgjasë deri në fundjavë, periudhë që korrespondon me ato që në gjuhën popullore kanë marrë emrin “plakat” e prillit.





