Itali, 25 shtator 2014 – Karabinieria e Breshias në kuadër të operacionit "Casino Royal" arrestoi katër shqiptarë për trafik drogash të rënda. Arrestimet u kryen në Breshia, Nogara dhe Ankona.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve u gjet 1,2 Kg kokainë e pastër dhe 1,5 Kg. heroinë. U zbulua edhe një pistoletë automatike tip Skorpion.
Të arrestuarve ju sekuestruan 220 000 euro kesh, që përdoreshin për të importuar sasi jo të vogla heroine dhe kokaine nga Holanda dhe Spanja, që më pas shitej me pakicë në tregun italian.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





