Stuhia e mbrëmshme nxjerr në breg të detit në Durrës një breshkë të ngordhur.

Kafsha detare është vënë re nga kalimtarët mes pirgjeve të leshterikut, që deti ka nxjerrë në shëtitoren “Taulantia”, gjatë natës për shkak të motit të keq.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit, kanë qenë të shpeshta rastet kur breshkat e detit janë nxjerrë nga uji të ngordhura.

Nuk dihet në fakt arsyet e kësaj situate të pazakontë që po ndodh me gjallesat ujore, nëse vjen si pasojë e rrymave të paqendrueshme detare, faktorë klimaterikë apo si pasojë e dorës se njeriut.