Një breshkë deti e llojit Charetta Charetta ka dalë ditën e sotme e ngordhur në bregdetin e Durrësit.

Ajo ka kaluar disa ditë e ngordhur në det pasi ka ënjtje të kokës nga uji.

Ndërkohë nuk dihet shkaku që ka çuar në ngordhjen e breshkës gjigande, dyshohet se mund të jetë nga mosha apo kontakti me ujëra të ndotura.

Kujtojmë që se kohët e fundit një numër i madh breshkash janë nxjerrë të ngordhura në bregdetin shqiptar.