Briken Calja është renditur në vendin e katërt në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

Peshëngritësi kuqezi arriti të ngrejë 183 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm për 1 kg humbi shansin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil, pasi një pozicion në podium e fitoi peshngritësi kolumbian që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.

Në moshën 35-vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur, Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt.

Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptar ishte edhe më i madhi në moshë, vendi i parë, Gjermani, Gutu Robert, është 24 vjeç, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç.

Ndërkohë në stilin e dytë të shtytjes peshngritësi shqiptar nuk ja doli të ngre asnjërën nga të tre provat prej 180 kg duke mos u kualifikuar dot as për këtë stil dhe as për klasifikimin përfundimtarë të përgjithshëm të dygarshit.