2 qershor 2015 – Karabinierët e Brindizit në bashkëpunim me kolegët e Riciones arrestuan në orët e vona të së hënës, më 1 qershor 2015 Bledar Islamajn e datëlindjes 1985. Bledari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sipas një mandati të Interpol Tiranës për trafik ndërkombëtar droge. Në momentin e arrestimit në kalatat tregtare (jo ato të trageteve) në Portin e Brindizit, Bledari paraqiti dokumente identifikimi false, por nuk arriti t’i mashtrojë karabinierët. Pas arrestimit Islamaj u dërgua në Burgun e Brindizit në pritje të plotësimit të procedurave juridike për tu ekstraduar në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

Gjergj Thanasi