Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani mbrëmjen e djeshme. Një 14-vjeçar ka vrarë me thikë një bashkëmoshatar të tij duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas Policisë në krimin e rëndë është përfshirë dhe një vajzë 13-vjeçare. Dyshohet se vajza ka ndihmuar autorin e krimin në kryerjen e vrasjes.
Siç raportojnë mediat e huaja viktima është gjetur e therur me thikë në një rrugë të qytetit. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën po fatkeqësisht pa rezultat.
Policia ka arrestuar 14-vjeçarin që goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe vajzën 13-vjeçe.





