Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në Northgate, Darlington të Britanisë së Madhe, ku autobusi publik doli nga rruga aksidentalisht dhe u përplas me zyrat e një banke.

Forcat policore dhe ato zjarrëfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, duke mbyllur kryqëzimin A167 Northgate.

Sipas dëshmitarëve okularë, një e moshuar u bllokua nën autobus. E ndërsa, një zëdhënës policie tha se tre persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë.