Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hanckok, ka njoftuar se udhëtarët që mbërijnë në Britaninë e Madhe, të cilët mashtrojnë duke thënë se nuk kanë ardhur nga një nga vendet e listës së kuqe të Covid-19, mund të burgosen deri në 10 vjet.
Hancock i tha parlamentit se njerëzit që gënjejnë duke thënë se nuk vijnë nga një vend i listuar me të kuqe, përfshirë Argjentinën, Afrikën e Jugut ose Zimbabven, do të përballen me një dënim me burg deri në 10 vjet.
“Këto masa do të hyjnë në fuqi këtë javë. Unë nuk kërkoj ndjesë për rreptësinë e këtyre masave sepse kemi të bëjmë me një nga kërcënimet më të forta për shëndetin tonë publik me të cilin jemi përballur si komb”- deklaroi Hanckok.
Nga 15 shkurti, njerëzit që do të hyjnë në Britaninë e Madhe nga 33 vende me rrezik të lartë, duke përfshirë disa në Amerikën e Jugut dhe pjesët jugore të Afrikës, do të duhet të karantinohen për 10 ditë në një hotel dhe të sigurojnë tre rezultate negative të testit të koronavirusit.





