Boris Johnson lajmëroi një bllokim të jashtëzakonshëm sot, duke u bërë thirrje të gjithëve në Britaninë e Madhe që të ndalojnë të gjitha kontaktet ‘jo thelbësore’ me të tjerët.
Kryeministri paralajmëroi që koronavirusi tani eshte në fazën e përhapjes së shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me Londrën që ka rritje të rasteve. Ai u shpreh se ishte koha për të ndërmarrë veprime radikale për të ndaluar përhapjen, raporton Daily Mail.
Të gjithë duhet të shmangin kontaktet që nuk janë absolutisht të domosdoshëm, të shmangin restorantet, baret dhe kinematë dhe udhëtimet jashtë kufijve dhe të ndalohen tubimet e mëdha. Duke pranuar se kjo situatë mund të zgjasë 12 javë, Johnson pranoi se po ‘kërkonte shumë’.
Familjet duhet të izolohen për dy javë nëse një person ka shfaqur simptoma dhe të moshuarit duhet të përgatiten të qëndrojnë larg rreziqeve për muajt e ardhshëm.
Sot numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe arriti në 55 persona, ndërsa numri i të prekurve është 1.543 persona.





