DURRËS, 1 shkurt 2014 – Gjykata e Kardifit në Angli dënoi me 66 muaj heqje lirie për trafik kokaine Gëzim Ukën, 26 vjeç. Shqiptari, i cili nuk kishte adresë fikse në Angli, bënte pjesë në një grup kriminal të organizuar, që merrej me importimin dhe shpërndarjen e kokainës në Angli. Grupi kryesohej nga boksieri i mirënjohur anglez Justin Hugh. Bëhej fjalë për futjen në Angli të 5 kilogramë e gjysmë kokaine me vlerë tregu me pakicë rreth gjysmë milioni stërlina. Droga sillej nga shqiptarë të tjerë me banim në vendin e vogël ballkanik dhe Holandë. Nga i gjithë grupi kriminal Gëzimi mori dënimin më të lehtë, sepse siç e theksoi edhe avokati mbrojtës, nuk kishte precedentë penalë dhe e kishte pranuar krimin, që në fillim të marrjes në pyetje.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





