Janë deportuar nga Britania 40 shtetas shqiptarë, që kanë mbërritur me charter në Aeroportin e Rinasit rreth orës 11:30 të ditës së sotme.

Mësohet se shumica e personave kanë punuar në të zezë në Britani, por ka edhe nga ata që rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale atje.Pas kryerjes së procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit, të deportuarit janë pritur nga familjarët e tyre.

Ndërkohë një charter tjetër me shqiptarë të depërtuar nga Anglia pritet të mbërrijë më datë  19 janar.