Mbretëria e Bashkuar do të punojë me partnerët ndërkombëtarë dhe vende të tjera për të zhvendosur deri në 20,000 refugjatë afganë.
Në vitin e parë do të kenë të drejtë 5000 refugjatë, me përparësi gratë, vajzat dhe të tjerët në nevojë.
Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë, duke thënë se Britania e Madhe nuk mund të bëjë këtë gjë e vetme.
Grave, vajzave, pakicave fetare dhe të tjerëve, që janë në rrezik më të madh nga talebanët, do t’u jepet përparësi.





