Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë rreth 4 milionë paund në vit për të marrë 200 nga të burgosurit shqiptar të dënuar në Britani, sipas një marrëveshjeje të ratifikuar këtë javë.
Mediat britanike shkruajnë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do t’i japë Shqipërisë 5 milionë euro (4.4 milionë £) për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet e rehabilitimit dhe trajnimin e rojeve.
Sipas autoriteteve britanike, kjo shumë është përcaktuar në bazë të një norme prej të paktën 36.5 euro në ditë, që sipas tyre i nevojiten ne të burgosuri për të gjithë kohëzgjatjen e dënimit të tyre.
Gjithashtu mësohet se qeveria britanike dhe ajo shqiptare do të krijojnë një grup të përbashkët mbikëqyrës, për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ruajë të drejtën për të kryer kontrolle fizike.
“The Telegraph”, shkruan se mes 200 të burgosurve që do të transferohen në Shqipëri, 17 prej tyre janë të dënuar më burgim të përjetshëm. 15 prej tyre për vrasje, 8 për përdhunim, dhe një grup tjetër për vepra të ndryshme penale.
Me 36 vite burgi është dënuar Koci Selamaj, për vrasjen e një mësueseje Sabina Nessa , 28 vjeç. Mes të dënuarve është edhe Erlin Hasa, 35 vjeç, i cili u burgos për vrasjen e një babai 43-vjeçar duke e goditur me thikë 62 herë në një rrugë të Birminghamit.
Sipas marrëveshjes, të dënuarit shqiptarë do të lirohen deri në një vit më herët dhe do t’u jepet një shumë prej 1500 paund për një periudhë kohë pas lirimit nga burgu, nëse pranojë të depërtohen dhe të mos kthehen më në MB.
Largimi i tyre sipas mediave britanike, do të ndihmojë në zbutjen e krizës mbi mbipopullimin e burgjeve, e cila ka detyruar MB-në të mbajë shkelësit në qelitë e policisë dhe të lejojë lirimin e parakohshëm të qindra shkelësve nën shtetrrethimin e paraburgimit.