Mijëra refugjatë kanë hyrë në Britaninë e Madhe kohët e fundit, duke shkaktuar kështu një krizë emigrantësh. Për këtë arsye Britania e Madhe pritet të ndërtojë një mur gjigand në Calais të Francës në përpjekje për t’i penguar ata që të kalojnë kanalin për të hyrë në territorin anglez.
Taksapaguesit britanikë do të paguajnë kështu një shifër prej 2 milion paundësh për pengesën që do të shtrihet gati një milje përgjatë autostradës kryesore të portit.
Ndërtimi do të fillojë së shpejti, njoftuan ministrat një ditë më parë. Muri do të jetë i lartë rreth 4 metra dhe do të zëvendësojë kështu pengesën prej telash që nuk ka arritur të përmbushë në mënyrë të suksesshme misionin e saj për të mos lejuar emigrantët të hyjnë në territor.
Kate Gibbs e Shoqatës së transportit rrugor tha se, muri ishte një “plan skandaloz për të çuar dëm paratë e taksapaguesve britanike; Paratë do të shpenzoheshin më mirë në rritjen e sigurisë përgjatë rrugëve. Ky është quajtur muri i madh i Calais, por për çfarë do të na shërbejë? Ky mur përpos faktit që do të jetë i kushtueshëm nuk do të mund të pengojë refugjatët që të hyjnë në territorin britanik dhe nuk do të ofrojë siguri”
Por ministri i emigracionit Robert Goodëill deklaroi se muri do te ndalojë fluksin e refugjatëve si dhe do të ofroje më shume siguri për shoferët e automjeteve.
Në Kale që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut kanë ngritur çadrat mijëra persona që synojnë te kalojnë kufirin për të hyre në Britaninë e Madhe. Edhe pse kampet janë shkatërruar disa herë nga autoritetet franceze, refugjatët sërish kanë kanë ngritur çadrat duke krijuar kështu kampe të reja.





