Në Angli do të pranohen pa patur nevojë të futen në karantinë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që janë të vaksinuar ndaj koronavirusit.

Njoftimi u bë nga Ministri Britanik i Transportit Grand Saps.

Sipas Reuters, Ministri i Shëndetësisë sqaroi se ky ndryshim vlen për ata që janë vaksinuar me një nga vaksinat që pranohen në BE dhe SHBA.

Shapps shtoi se do të vazhdojë megjithatë të jetë në fuqi detyrimi për t’u testuar përpara nisjes.