I nxehti që do të përfshijë Britaninë e Madhe ditët e ardhshme, do i kalojnë 35°C. Parashikuesit presin që temperaturat të rriten gjatë gjithë javës duke arritur kulmin. Të enjten, temperaturat në Anglinë lindore mund të tejkalojnë rekordin aktual të korrikut prej 36.7°C.
Por a duhet të punoni gjatë këtyre ditëve të nxehta?
Çdo punëdhënës atje duhet të ofrojë kushte të mira në vendin e punës, për të evituar dhe për të mos ndjerë vapën e madhe. Në disa industri dhe kompani nuk mund të punohet me temperatura të larta e ndërkohë në disa të tjera është e detyrueshme puna në ambiente të hapura.
Udhëzimet e qeverisë rekomandojnë të përdoret një temperaturë minimale prej 16 ose 13 gardë celsius nëse punëtorët kanë një punë fizike.





