ANGLI – Britania e Madhe mund të zhvillojë një referendum për daljen nga Bashkimi Europian në fund të dhjetëvjeçarit aktual, pas zhvillimit të paktit të ri për ndarjen e pushteteve mes Londrës dhe Brukselit, njoftoi ditën e mërkurë Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron.
"Pas përpunimit të marrëveshjes së re, ne do të lejojmë popullin britanik të shprehet në një referendum: Për të qëndruar në BE në përputhje me kushtet e reja apo për t’u larguar komplet nga ai. Në rast se në pushtet do të vijë qeveria konservative, negociatat do të përfundojnë dhe ne do të zhvillojmë referendumin në gjysmën e parë të mandatit të ardhshëm parlamentar", – deklaroi David Cameron në fjalimin e tij të programuar në lidhje me marrëdhëniet e Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Analistët konsiderojnë si afate të mundshme për zhvillimin e referendumit vitet 2017-2018.