Britania e Madhe ka marrë masat duke shkuar në kufizime të rrepta për Krishtlindje. Në një deklaratë për shtyp, kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se nuk do të ketë lirime për asnjë zonë, teksa pikat më të nxehta do shkojnë në Lock-Down.
Ai tha se me variantin e ri COVID-19 në Britaninë e Madhe po përhapet shumë shpejt dhe duhet të merren masa. Bëhet me dije se Londra, Anlgia juglindore dhe Skocia do të jenë ndër zonat që do të hyjnë në nivelin e fundit të rrezikshmërisë, 4, e ngjashme me Lock-Down.
“Përhapja po drejtohet nga varianti i ri i virusit, Duket se përhapet më lehtë dhe mund të jetë deri në 70% më e transmetueshme sesa lloji i mëparshëm. Me zemër të thyer ju them se nuk mund të vijojmë me planin për Krishtlindjet.”- deklaroi Johnson.