Britania e Madhe vazhdon që të ketë shumë raste të infeksioneve me koronavirus, ndërsa edhe numri i viktimave nga Covid-19 është i lartë.

Në 24 orët e fundit, në Britani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 1035 njerëz, ndërsa numri në total deri më tani llogaritet në 80 868 persona.

Ndërsa, të infektuar për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe janë regjistruar 59 937 individë, ndersa numri ne total ka shkuar në 3 017 409        njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 është SHBA, ndjekur nga India, Brazili, Rusia, Britania, Franca, Turqia, Italia, Spanja etj.