ANGLI – Opsionet ushtarake mbeten të hapura nga shefi i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe nga tensionet mes Britanisë dhe Argjentinës mbi ishujt Falkland. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Telegraph”, e cila u referohet burimeve ushtarake. Sipas këtyre burimeve trupa shtesë, luftanije dhe avionë luftarakë mund të dërgohen në ishull nëse është e nevojshme.
Por pavarësisht retorikës armiqësore mes Londrës dhe Buenos-Aires qeveria britanike nuk beson se Argjentina ka fuqi politike dhe ushtarake për të rimarrë ishujt. Gjithsesi kryeministri i ka thënë shefit të mbrojtjes se Britania duhet të përgatitet për çdo opsion.
Javën e kaluar David Kameron tha në një intervistë për BBC-në se Britania është gati për të mbrojtur ishujt Falkland nëse është e nevojshme.
Me 11 mars, në këta ishuj pritet të mbahet një referendum i cili u kërkon banorëve të shprehen nëse duan apo jo të mbeten pjesë e territorit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishujt kanë rreth 3 mijë banorë britanikë dhe referendumi pritet të jenë në shumicë pro.
Ishujt Falkland janë një arkipelag në Atlantikun Jugor, i cili gjendet 483 km larg nga brigjet e Argjentinës. Ata përbëhen nga dy ishuj kryesor së bashku me 776 ishuj më të vegjël.
Ishujt janë problemi kryesor ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Argjentinës. Anglezët pretendojnë që John Davis i ka zbuluar këto ishuj në vitin 1592, ndërsa argjentinasit pretendojnë që ishujt i kanë zbuluar spanjollët Esteban Gomez dhe Duarte Barbosa.