Liz Truss tha këtë të mërkurë se Britania e Madhe është shumë e shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve kimike në Ukrainë. Sekretarja e Jashtme shtoi se përdorimi i armëve kimike do të ishte një “gabim i rëndë”.

Dje, zyrtarët perëndimorë paralajmëruan për shqetësimin e tyre serioz se Vladimir Putin mund të urdhërojë përdorimin e armëve kimike në kryeqytetin e Ukrainës.

Ata thanë se mbi Kiev mund të lëshohej një sulm “i tmerrshëm”, për shkak se forcat ruse nuk po arrijnë të depërtojnë në kryeqytet.