Britania ka shënuar 778 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, më shumë se një ditë më parë kur shënoi 717.
Numri total i viktimave ka shkuar në 12 mijë e 107 ndersa në të gjithë vendin janë gjithsej 93,873 të infektuar, me 5,252 rastet e reja në 24 orë.
“NHS England” konfirmoi se 744 pacientë kanë vdekur në spitalet e saj dhe u njoftuan gjithsej 34 vdekje në të gjithë Uellsin, Skocinë dhe Irlandën Veriore.





