Britani e madhe, 25 qershor 2014 – Britania e madhe do u vendosë veto planeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian nëse nuk do prezantohen plane të reja për emigracionin.
 
David Cameron e ka bërë të qartë se do të bllokojë çdo përpjekje për të lejuar Shqipërinë që të bashkohet formalisht me bllokun me 28 vende, nëse nuk ka kufizime të reja në lirinë e lëvizjes. 

Downing Street e bëri të qartë se do përdorë veton për të bllokuar zgjerimin e mëtejshëm të BE pa rregulla të reja për të parandaluar emigrantët nga vendet e varfra që të vijnë në Britani në kërkim të punës. 

Një burim tha: “Është absolutisht e qartë se përpara se ky vend të anëtarësohet ndonjëherë, do të duhet të aplikohen marrëveshje tranzicionale. Nëse nuk e bëjnë, nuk do i lëmë të hyjnë. Fundi i historisë”. 

Cameron çon përpara idenë se vendet e reja duhet të arrijnë njëfarë niveli të ardhurash për person përpara se të hapen kufijtë për vendet e tjera. Kjo pason shqetësimet në lidhje me fluksin e njerëzve nga vende si Polonia dhe së fundmi Bullgaria dhe Rumania.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/