A kanë qënë reklamat kundër anëtaresimit të Shqipërisë e Madedonisë apo Malit të Zi dhe Turqisë në BE që i ka bindur britanikët të votojnë pro BREXIT? 

Kjo sigurisht që nuk  mund të matet tashmë kur kanë kaluar gati dy vite nga referendumi por ajo që dihet është që reklamat kundër anëtarësimit të këtyre vendeve ka marë një shikueshmëri të lartë. 

Ai që i ka zbuluar ka qënë facebook i cili ka nxjerë reklamat e përdorura nga fushata "Vote Leave" dhe ku pyetja që ngrihet është : "Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia në BE? Seriozisht?". Kjo dhe të tjera reklama të këtij lloji që  konsistojnë në goditjen e migracionit, apo dhe paratë që Britania dërgon drejt Bashkimit Europian kanë qënë shumë të klikuara në facebook.

Për to thuhet se janë  shpenzuar plot 2.7 milionë stërlina dhe ato janë parë miliona herë nga mbështetësit e Brexit. Ato janë përhapur duke i prekur mbështetësit e Brexit në cështjet më deliakate dhe shqetësuese për to, në mënyrë që kjo fushatë të kishte efekt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Britani i ka konsideruar këto fushata si në kundërshtim me ligjin zgjedhor por kjo është mohuar nga të dyja grupet. Ndërkohë, Komisioni i Medias, Kulturës dhe Sportit i cilësoi reklamat si lajme të rreme "fake news".

Në total rrjeti social Facebook ka shfaqur 1433 reklama, ku 9 prej tyre arrijnë shikueshmërinë më të lartë, rreth 2 deri në 5 milionë herë. dhe ndër to pjesën më të madhe e zënë ato që kanë si temë dhe sulmojnë emigracionin.

Gjithashtu, Ish Sekretari i Jashtëm Boris Johnson i cili, së fundmi, dha dorëheqjen për shkak të politikave të Brexit, ishte një nga figurat e shfaqura në reklamat e kësaj fushate.

Këto mesazhe u janë dërguar grupmoshave të ndryshme, duke iu drejtuar të rinjve se e ardhmja është jashtë BE dhe se kjo e fundit po mbante Britaninë peng drejt zhvillimit. Ndërkohë që votuesve më të vjetër u drejtohen me shqetësimin se paratë e dërguara drejt BE duhet të përdoren për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.