Grupet kundërshtare të tifozëve anglezë kanë bërë një skenë të shëmtuar në rrugët e Portos, një ditë para se Chelsea dhe Manchester City të përballen këtë të shtunë në finalen e Champions League.

Policia portugeze ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar sherret massive në rrugë, të cilat ngjanin si një përballje e “çmendur” midis demash.  Ndërsa banorët vendas u shtangën dhe shihnin si të hutuar komplet skenën aty.

UEFA ka deklaruar se në stadiumin “Dragao” të Portos do të lejohet të futen vetëm 16500 tifozë, nga 6000 për secilën skuadër, 2000 për delegatët dhe sponsorë të UEFA-s dhe pjesa tjetër për vendasit.

Në qytetin portugez kanë mbërritur mijëra tifozë anglezë që, edhe pse nuk do të kenë mundësi të jenë brënda në stadium, ata janë pozicionuar në zonat më lokale të hapura, duke konsumuar alkool që në orët e para të paradites.