Tradhtia është bërë shkaku që një 21 vjeçar britanik të humbë jetën ndërkohë që ishte për pushime së bashku me partneren e tij në Antalia të Turqisë.

Gjithçka ka nisur pas një sherri  pasi partnerja e tij mësoi se Reece Pegram e kishte tradhtuar me ish- të dashurën e tij, sipas Daily Mail.

Stafi i hotelit raportoi se çifti kishin pirë shumë përpara ngjarjes dhe se Kayley, 31 vjeçe, me origjinë skoceze, u tha se ishte aq e dehur sa duhej të dërgohej në dhomën e saj nga stafi i hotelit.

Stafi ka dëshmuar se Pegram shkoi në hollin e hotelit rreth orës 20:00 për të kërkuar pije alkoolike, por iu refuzua shërbimi pasi ai ishte tashmë i dehur.

Por Kayley, që është duke u përballur me 24 vite burg për vrasje, mohoi të kishte vrarë të dashurin e saj duke e hedhur nga ballkoni, kur u mor në pyetje nga policia pas incidentit. Ajo pretendoi se njollat e gjakut në dhomë ishin nga gishti i madh i dorës të cilin e kishte prerë aksidentalisht ndërsa hynte në dush.

Fillimisht ajo pranoi se kishte debat me Pegramin pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar me ish të dashurën. Por më vonë ajo ndryshoi versionin e ngjarjeve, duke pretenduar se prerja në dorën e saj ishte shkaktuar nga një gotë e thyer dhe se ata kishin debatuar për përdorimin e drogës.

Kayley i tregoi gjykatës se si shkoi në banjë pas sherrit, por kur u shfaq sërish, i dashuri i saj nuk ishte më aty. Ajo tha se më pas shkoi në shtrat, ndërsa policia arriti në dhomë ndërsa ajo ishte në gjumë.