Gazeta britanike “Sunday Time” paralajmëron sot se vendi ynë rrezikohet nga një fluks emigrantësh, pasi Maqedonia ka forcuar kufirin e saj jugor, duke bllokuar kështu pjesërisht portën më të gjerë të emigrantëve afrikanë për të mbërritur në Evropë.

Gazetarja Louise Callaghan, teksa shkruan për “Sunday Time”, në mbështetje të paralajmërimit sjell edhe masat e marra nga qeveria, e cila duket se e ka parashikuar një gjë të tillë. Sipas britanikes “Sunday Time”, Tirana zyrtare ka gati një plan kontigjence për pritjen e emigrantëve, duke shndërruar tre baza ushtarake të papërdorshme në qendra strehimi.