Britney Spears është paraqitur ne gjykatën e Los Anxhelos dhe ka folur në lidhje me efektet e kujdestarisë. Ylli i Popit ka lëshuar një lumë akuzash aq sa në disa raste gjykatësi duhej t’i kërkonte asaj të ngadalësonte rrëfimin.
Ajo ka kërkuar që babai Jamie Spears të mos jetë më kujdestar i pasurisë së saj.
“Unë kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur. Kjo është një gënjeshtër”, u shpreh këngëtarja, ndërsa vijoi se i ati e ka kontrolluar “100%”.
Spears ka treguar se i është mohuar e drejta për të pasur më shumë fëmijë dhe ka marre ilaçe kundër dëshirës. Këngëtarja pohoi se ishte e traumatizuar dhe qante çdo ditë.
Më herët i dashuri i saj postoi një foto teksa mbante të veshur një bluze me mbishkrimin e njohur #FreeBritney e cila është një lëvizje e famshme e fansave të cilët kanë bërë thirrje që këngëtarja të rifitojë autonominë mbi punët e saj.





