Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte – dhe kjo do të thotë se anëtarët e famshëm të familjes së saj nuk do të jenë të ftuar.

Ikona 40-vjeçare e popit nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë e saj Jamie Spears dhe nënën e saj Lynne Spears, tha një burim për Us Ëeekly.

Edhe pse prindërit dhe motra e saj Jamie-Lynn dhe Bryan janë gjithashtu jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtet jetën e saj”, ka thënë burimi i brendshëm. “Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime.”

Nuk është e qartë nëse ajo do të organizojë një festë të madhe apo një ceremoni intime, por për momentin do të jetë pa familjen.

“Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, shtoi burimi.

Mosinteresimi i Britney-t për të kaluar kohë me anëtarët e familjes së saj përshtatet me grindjet e saj të vazhdueshme me ta përmes gjykatave dhe mediave sociale, pas përfundimit të kujdestarisë.