Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur babait të Britney Spears iu hoq kujdestaria ndaj këngëtares. Sigurisht për të gjithë ata që e festuan këtë vendim gjykate, kjo ishte gjëja më e mirë e mundshme për ish-yllin e popit.
Megjithatë prej shumë fotove e videove që Spears ka ndarë në rrjetet sociale është krijuar konfuzion te fansat. Shumë i interpretonin si mënyrë për të kërkuar vëmendje, e të tjerë vinin në dyshim stabilitetin e gjendjes së saj mendore.
Kujtojmë se Spears ishte vënë nën kujdestarinë e babait të saj në shkurt të vitit 2008, kohë kur ajo kishte refuzuar t’i jepte kujdestarinë e djemve ish-partnerit të saj, Kevin Federline, dhe ishte dërguar për trajtim në një klinikë psikiatrike . Gjatë kësaj periudhe të vështirë, sërish ajo prodhoi muzikë. Por në 2019-ën dolën thashethemet se ajo po abuzohej dhe se kujdestaria po vijonte kundër vullnetit të saj. Kështu nisi një lëvizje e re proteste #FreeBritney, kërkesa e së cilës u plotësua me një urdhër të ri gjyqësor në nëntor 2021.
Në një intervistë për TMZ Live, psikiatri amerikan Dr. Charles Sophy paralajmëroi se Britney ka nevojë për një mjekim të vazhdueshëm dhe kujdestari të re.
“Kujdestaria është vendosur për një arsye dhe ajo duhet të kthehet. Me një sëmundje mendore kaq të rëndë, ajo ka nevojë për mbikëqyrje dhe mbi të gjitha mjekim”, tha ai. Megjithatë, ajo që e shqetëson veçanërisht psikiatrin është “sjellja e saj e paqëndrueshme , shpenzimi i parave , pamaturia e saj, faktin që sipas tij aaskush nuk ndihet i sigurt rreth saj, se askush nuk mund ta kontrollojë atë.”
Madje përflitet se ajo ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë në secilin prej udhëtimeve të saj luksoze dhe tani është në prag të falimentimit. Por si do të shkojnë gjërat nëse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet? Psikiatri përgjigjet: “këto situata çojnë në një rrugë pa krye.”
“Ajo ose do të lëndojë veten ose dikë tjetër, Nuk është në gjendje të kujdeset për veten, duhet t’i jepen ilaçe kundër dëshirës së saj”, përfundoi Sophy.