Këngëtarja Britney Spears është shfaqur e lumtur ndërsa shijonte pushimet  e saj në Havai me të dashurin e saj Sam Asghari pas paraqitjes së saj në gjykatë në fillim të kësaj jave.

Të dy u panë duke pushuar në një hotel në ishullin e famshëm teksa shijonin  motin e ngrohtë dhe rrezet e diellit.

Çifti ishte në humor të mirë ndërsa qëndronin afër, duke ecur krah për krah në lëndinën e hotelit.

Ylli i muzikës pop mbante të veshur një bluzë të bardhë, një palë pantallona të shkurtra xhinse, syze dielli dhe një kapele.

Në anën tjetër, Sam zgjodhi të ekspozojë fizikun perfekt.

Kujtojmë se princesha e Popit lëshoi një lumë akuzash  ndaj të atit Jamie Spears dhe pohoi se ishte e traumatizuar ndaj efekteve të kujdestarisë.