Pas ish-partnerit të saj Hesam “Sam” Asghari, edhe Britney Spears konfirmoi ndarjen dhe foli për situatën.
“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë,” shkroi Britney në Instagram. “6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por…nuk jam këtu për të dhënë shpjegime pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, nuk mund ta duroja më dhimbjen sinqerisht.”
41-vjeçarja vazhdoi të tregojë se si ajo ishte shtirur sikur gjithçka ishte mirë për një kohë të gjatë dhe vuri në dukje se jeta në rrjetet sociale “mund të duket e përsosur”, por në realitet është ndryshe.
“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia,” vazhdoi ajo.
“Supozohet që të na duan pa kushte…jo me kushte. Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën time. Dhe në fakt jam goxha mirë. Gjithsesi kalofshi një ditë të mirë dhe mos harroni të buzëqeshni,” përfundoi këngëtarja.