Një javë më parë këngëtarja e famshme Britney Spears është shtruar në një qendër të shëndetit mendor dhe do qëndrojë për 30 ditë.

Mediat e huaja shkruajnë se gjendja e saj mendore është përkeqësuar për shkak të sëmundjes së rëndë të babait të saj.

Burime thonë se Britney është e shqetësuar për babain Jamie, gjendja shëndetësore e të cilit nuk po përmirësohet.

Ai iu është nënshtruar dy operacioneve për komplikimet në zorrën e trashë. Pas operacionit të dytë pati shumë komplikime.

Sëmundja e Jamie filloi në fund të vitit të kaluar pasi zorra e tij e trashë shpërtheu në mënyrë të papritur.